merr driten jeshile paketa fiskale debat ne kuvend per skemen e tvsh dhe faljen e gjobave brace kritika per vonesat 693091744220f

Merr dritën jeshile paketa fiskale, debat në Kuvend për skemën e TVSH dhe faljen e gjobave/ Braçe kritika për vonesat

December 3, 2025
min lexim

Mes diskutimesh të shumta paketa fiskale ka marrë dritën jeshile në komisionet parlamentare pas javësh diskutimesh.

Nga projektligji mbi skemën e TVSH, rivlerësimi, paqja fiskale, fshirja e detyrimeve tatimore dhe doganore e deri tek transaksionet në cash dhe sistemi i taksave vendore u votuan së fundmi nen për nen me pak ndryshime në komisionin e ekonomisë, punësimit dhe financave.

Duke nisur nga skema e rimbursimit të TVSH, ndonëse deputetët kërkuan zgjerimin e kategorive përfituese nëpërmjet amendimeve të paraqitura, projekt-ligji mori votat për në parlament nga shumica.

“Amendimet së pari kanë lidhje me futjen në këtë skemë të dy grupeve të rëndësishme që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit. Propozoj në nenin 1 pika 1 dhe 3, të riformulohen.

-prodhuesit bujqësor që auto-faturohen nga subjektet e TVSH

-prodhuesit bujqësor që janë subjektet e TVSH dhe lëshojnë faturë shitje për produktet e shitura. Pjesë e rëndësishme e formalizuar e tregut dhe këta nuk përfitojnë sot.

-prodhuesit bujqësor që auto-faturohen nga biznesi vogël por s’janë subjekt I tvsh. Si pash baxhot dhe këta duhet të përfshihen.

Pika 3: kompensimi është I përmuajshëm dhe bëhet automatikisht nga organet tatimore në fund të muajit. Ndërkohë është bërë 1 herë në 6 muaj sipas parashikimit. Në nenin 4 fjalia 6 mujore të zëvendësohet me 1 mujore”, tha Eno Bozdo.

“Pozicioni ynë është që skema do qëndroj kjo që është se ne jemi në proces përafrimi me direktivat e BE dhe kështu siç jemi i përafrohemi lehtësisht”, u shpreh Endrit Yzeiraj-zëvendësministër i Financave.

“Propozimet o janë profesionale dhe merren parasysh dhe jo profesionale që nuk merren. Dhe propozime profesionale që s’merren parasysh këtu kemi parë. Kushtetuta thotë Taksat këtu I ndryshon kuvendi dhe jo qeveria”, deklaroi Erion Braçe-deputet i PS.

Miratimin mori dhe projektligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe marrëveshja e paqes fiskale pavarësisht propozimeve të deputetëve por me një ndryshim të propozuar nga deputeti Erion Braçe.

“Të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, që bizneset të kenë mundësinë t’i shlyejnë me pagesë të 50% të vlerës, ndërsa 50% e mbetur të falet”, tha Braçe.

Sa i përket rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është tashmë e vendosur një normë 5%, ndërsa për procedurat tatimore bizneset s’do të kenë mundësinë më shumë se 100 mijë lekë cash dhe individët  500 mijë lekë. 3 projektligjet e mbetura morën miratimin ditën e martë.

Tashmë paketa fiskale është gati për tu miratuar apo jo në seancën plenare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1764788535235
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi nis epokën e re të përfshirjes dhe mbështetjes për personat me aftësi të ndryshme

mbappe ne stilin e ronaldos 693091dad2c65
Lajmi i radhës

Mbappe në stilin e Ronaldos

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë