mergimtari qe u perfshi ne incidentin me zemajn gjobitet per prishje te rendit dhe qetesise publike 68fd43809115d

Mërgimtari që u përfshi në incidentin me Zemajn, gjobitet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

October 25, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës i ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje mërgimtarit Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala, e cila tha se Osmani është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Të dëmtuarit Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike,” deklaroi Shala.

Ajo po ashtu konfirmoi se të gjitha palët e përfshira janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërkohë që së fundmi janë publikuar edhe pamje të reja të incidentit që ndodhi gjatë ditës së djeshme në sheshin “Nëna Terezë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eurogoli nga goditja e denimit dhe nota e larte medon berisha trajneri me kerkon gjithmone 68fd4379d6ae4
Lajmi i mëparshëm

Eurogoli nga goditja e dënimit dhe nota e lartë, Medon Berisha: Trajneri më kërkon gjithmonë

nga e diela e 26 tetorit nderron ora akrepat shkojne 60 minuta pas 68fd4425b91dc
Lajmi i radhës

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Të fundit nga

ShkoLartë