mergimtari nga ferizaj ankohet se ka mbetur per pese dite pa furnizim me uje 6883e5704bd9b

Mërgimtari nga Ferizaj ankohet se ka mbetur për pesë ditë pa furnizim me ujë

July 25, 2025
1 minut lexim

Një mërgimtar ka bërë të ditur se derisa është duke qëndruar për pushime në vendlindje po përballet me mungesën e ujit të pijshëm.

Ai ka pohuar se në “Lagjen e Re” në Ferizaj ku ai jeton, për pesë ditë me radhë tashmë nuk kanë ujë.

I njëjti është shprehur se situata në fjalë po u krijon vështirësi të mëdha në kryerjen e nevojave bazë për higjienë personale.

Mërgimtari që jeton larg atdheut theksoi se ka bërë ankim pranë institucioneve përgjegjëse, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje apo ndërhyrje për zgjidhjen e këtij problemi.

“Kam bërë ankim, por nuk po marr asnjë ndihmë”, u shpreh ai.

Media ka provuar të kontaktojë me “KRU Bifurkacioni ShA” në numrin që e kanë të disponueshëm në profilin e tyre në rrjetin social Facebook, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga flaket edhe mali i shpiragut 6883e35441384
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

anne hathaway shfaqet e veshur me te bardha ne xhirimet e the devil wears prada 2 6883e69be986e
Lajmi i radhës

Anne Hathaway shfaqet e veshur me të bardha në xhirimet e “The Devil Wears Prada 2”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë