mergimtaret bllokojne kufijte mucunski eshte e pritshme per kete periudhe te vitit 69497fce6e6ba

Mërgimtarët ‘bllokojnë’ kufijtë – Mucunski: Është e pritshme për këtë periudhë të vitit

December 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 dhjetor – Mërgimtarët të cilët po kthehen në Maqedoninë e Veriut për festat e fundvitit, po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare. Fluks edhe më të madh kishte gjatë fundjavës, ku janë raportuar ankesa për pritje deri në 12 orë nëpër rrugë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se në këto raste shteti nuk mund të ndërhyjë, madje këto çështje janë jashtë kontrollit edhe të vendeve që drejtojnë kufijtë e zonës Shengen. Vetëm gjatë fundjavës mbi 20 mijë qytetarë janë futur në vend.

Gjermania, Austria dhe Zvicra janë destinacionet më të zakonshme nga ku qytetarët tanë kthehen për festat e Vitit të Ri, ndërsa zyrtarët thonë se gjatë disa ditëve në vijim pritet dyndje më e madhe në pikat kufitare.

“Është tipike në këtë periudhë të vitit në hyrje dhe dalje të zonës së Shengenit, me siguri bëhen turma që supozoj janë jashtë kontrollit edhe të vendeve që drejtojnë kufinjtë e zonës Shengen. Konkretisht tek ne, drejtori për çështje konsullore, ishte me ne në mbledhje, nuk më ka informuar për ndonjë problem konkret më të madh konsullor që e kanë pasur qytetarët tanë. Por më duhet të them se si në periudhën e verës, ashtu edhe për festat e fund vitit, nuk do të më befasonte nëse ndodh diçka e tillë, por kjo nuk është diçka që varet nga ne si shtet”, theksoi Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami pret ne takim kandidatin per deputet te vv se me abdullah klinakun ndajme mendime per shume ceshtje publike 694978b718ca6
Lajmi i mëparshëm

Kasami pret në takim kandidatin për deputet të VV-së: Me Abdullah Klinakun ndajmë mendime për shumë çështje publike

shtyhet gjyqi per meten shkak u be nderrimi i avokatit te te pandehures ema coku 694981d631171
Lajmi i radhës

Shtyhet gjyqi për Metën/ Shkak u bë ndërrimi i avokatit të të pandehurës Ema Çoku

Të fundit nga

ShkoLartë