Nënkryetarja e LDK-së, deputetja Hykmete Bajrami ishte ndër të parat që kërkoj dorëheqjen e lidreshipit të LDK-së, si shkak reflektimi pas rezultatit të dobët nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pas këtij reagimi të deputetes Bajrami, pati reagime të shumta si brenda dhe jashtë partisë së saj.
Analisti politik, Nexhat Haziri i ka quajtur mercenarë, sekserë dhe opotunistë ata që kanë vënë në shënjestër deputeten Bajrami.
“Mercenarë, sekserë e oportunistë e paskan vënë në shënjestër të sulmeve dhe propagandës znj. Hykmete Bajrami, vetëm pse kërkoi reflektim për rezultatin e partisë, dhe jo vetëm si retorikë boshe, por edhe si përmbajtje dhe veprim”, shkruan Haziri.
Sipas tij, të njëtit e kanë parë LDK-në si trampolinë për interesa personale.
“Të tillët, që LDK-në e kanë parë gjithmonë vetëm si trampolinë për interesa personale e klanore, duan vetëm që partisë t’ia zgjasin dergjen për të kapur aq sa mund dhe arrijnë të kapin, por jo ta shpëtojnë nga kalimi “n’amshim”. Këta zuzarë e harbutë, të parët do të jenë që do t’ia qelin “hatrin”, shkruan ai në Facebook.
Burimi: botasot.info


