BURIM LATIFI

MEPSO investon në lidhjen energjetike me Shqipërinë dhe Kosovën

October 6, 2025
1 minut lexim
Gjatë mandatit të drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, më në fund u debllokua projekti që kishte ngecur prej vitesh për ndërlidhjen energjetike me Shqipërinë, një projekt strategjik me rëndësi të madhe për stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal.
Gjithashtu, është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me operatorin e transmetimit të Kosovës, KOSTT, duke hapur rrugën për bashkëpunim ndërkufitar në një tjetër projekt strategjik për ndërlidhje energjetike me Kosovën, linja e transmetimit 400 kV nga Tetova në Prizren, e cila ka potencialin të shndërrohet në një bosht kyç të lidhjes energjetike mes dy vendeve. Këto nisma nuk janë vetëm projekte teknike, por gjithashtu përbëjnë një pjesë të rëndësishme të integrimit tonë politik dhe ekonomik në rajon.
SHA MEPSO konsideron se është skajshmërisht e papërgjegjshme dhe e pakuptimtë që partia politike Aleanca për Shqiptarët po përpiqet ta fusë sektorin energjetik në fushën e politikës ditore dhe në fushatën për zgjedhjet lokale.
Drejtori Burim Latifi i bën thirrje Komisionit për Antikorrupsion që pa vonesë të hetojë prokurimin publik të përmendur dhe të gjitha të tjerat të realizuara gjatë mandatit të tij.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

asgje personale thjesht biznes ish banoret e big brother pozojne vetem me body 68e3975164d21
Lajmi i mëparshëm

Asgjë personale, thjesht biznes/ Ish-banoret e Big Brother pozojnë vetëm me ‘body’

bujar osmani revitalizim i sallave sportive dhe ndertim i terreneve te reja per qytetaret e cairit 68e3a8a198fb0
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Revitalizim i sallave sportive dhe ndërtim i terreneve të reja për qytetarët e Çairit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë