mengjese te fresketa e dite me diell parashikimi i motit per kete jave 68ac1b0e39742

Mëngjese të freskëta e ditë me diell – Parashikimi i motit për këtë javë

August 25, 2025
1 minut lexim

Këtë javë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Në mëngjes do të mbajë mot i freskët, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Pritet që moti të jetë kryesisht me diell, me vranësira kalimtare, pa reshje të dukshme. Në orët e mesditës, temperaturat maksimale do të variojnë në intervalin veror, duke krijuar kushte të përshtatshme si për aktivitetet e përditshme, ashtu edhe për veprimtari rekreative në natyrë.

Bazuar në të dhënat e IHMK-së, stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më i përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës.

Sipas parashikimeve, nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton se kjo javë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, tipik veror dhe i përshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme.

Parashikimi i plotë i motit për këtë javë:

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 9 – 12°C;

Temperaturat maksimale: 24-27;

Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale: 7– 10°C;

Temperaturat maksimale: 25-29°C;

Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale: 9– 12°C;

Temperaturat maksimale: 26-32°C;

Era: kryesisht nga verilindja, 1–3 m/s.

E enjte

Moti kryesisht me diell.

Temperaturat minimale: 9– 12°C;

Temperaturat maksimale: 27-33°C;

Era: nga verilindja, 1–4 m/s.

E premte

Mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale: 10-13°C;

Temperaturat maksimale: 28-36C;

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

franca dhe gjermania dy pushtuesit e rinj te shqiperise zevendesojne italianet 68ac18f558feb
Lajmi i mëparshëm

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë. Zëvendësojnë italianët

java nis ters per 3 shenja te horoskopit gushti perfundon me sfida dhe plot ngjarje te papritura 68ac1c3363404
Lajmi i radhës

Java nis ters për 3 shenja të horoskopit, gushti përfundon me sfida dhe plot ngjarje të papritura

Të fundit nga

ShkoLartë