mengjes i ftohte me temperatura minus pasdite shi dhe bore ne vendet me te larta 695783fc968ec

Mëngjes i ftohtë me temperatura minus, pasdite shi dhe borë në vendet më të larta

January 2, 2026
1 minut lexim

Shkup, 2 janar – Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë matur temperatura shumë të ulëta minimale, me ç’frast më ftohtë ka qenë në Berovë -13 gradë. Në Shkup-Petrovec dhe Strumicë u matën -11 gradë, në Manastir -10, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep dhe Gjevgjeli temperatura ka rënë në -9 gradë.

Në Shtip, Demir Kapi dhe Kavadar, mëngjesin e sotëm u matën -8 gradë, në Ohër -7, në Kodrën e Diellit -6, në Pretor, Vinicë dhe Krushevë -5, si dhe në Hanet e Mavrovës -4.

Gjatë ditës, siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me periudha të herëpashershme me diell. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, priten reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në male dhe vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa vende-vende erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me erë mesatare jugore, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 3 gradë. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dinamika e tragjedise me 47 te vdekur cfare ndodhi ne crans montana shperthimi i zjarrit ne nje bodrum dhe nje dere e vetme per te dale 695778e5c1116
Lajmi i mëparshëm

Dinamika e tragjedisë me 47 të vdekur/ Çfarë ndodhi në Crans-Montana? Shpërthimi i zjarrit në një bodrum dhe një derë e vetme për të dalë

aksidenti tragjik ne lezhe policia humb jeten cifti i bashkeshorteve plagosen 3 te tjere 695791d4cfdc0
Lajmi i radhës

Aksidenti tragjik në Lezhë, policia: Humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagosen 3 të tjerë

Të fundit nga

Maduro: Jemi gati për negociata me SHBA-në

Udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro tha se ishte i hapur për bisedime me SHBA-në mbi trafikun e drogës dhe naftës, pas disa javësh të një fushate presioni në rritje kundër qeverisë së tij.
ShkoLartë