menduh thaci rikujton bdi ja ne vitin 2011 dhe 2016 pa legjitimitetin e votes shqiptare eshte be pjese e qeverise 68b2c453ba635

Menduh Thaçi rikujton: “BDI-ja në vitin 2011 dhe 2016 pa legjitimitetin e votës Shqiptare është bë pjesë e Qeverisë”

August 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 gusht – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, në një intervistë në televizionin TËVË në Kosovë, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se ka marrë pjesë në qeveri edhe pse ka pasur më pak vota se opozita shqiptare në disa palë zgjedhje parlamentare, transmeton Zhurnal.mk.

“BDI-ja ka harruar se në 2-3 herë zgjedhje parlamentare me më pak vota janë bërë pjesë e qeverisë. Kur? Në vitin 2011. Këto çështje janë publike, nuk është gënjeshtër.

Në vitin 2011, BDI-ja ka pasur shumë më pak vota sesa opozita shqiptare në zgjedhje. Kam harruar, ishin 15.000 ose 20.000. Në Kosovë kur thuhet 15.000 duket pak, por kur e vendosim në proporcion, diken si në Kosovë të kesh zgjedhje me diferencë 70.000–80.000 vota më pak.

Në vitin 2016, BDI-ja ka pasur 84.000 vota, ne dhe Besa dhe Ziadini, kemi pasur 115.000. BDI-ja u fut në qeveri, pa legjitimitetin e shqiptarëve, pa numrin më të madh të votave të shqiptarëve. Dhe kjo na qon të gjithëve, ku sigurisht një pjesë të përgjegjësisë dhe fajin e mbaj edhe unë dhe PDSH-ja, në theqafje politike, dhe atë që ju e thatë jo fshesë, por më keq se fshesë politike – e dini si ato mindilat që i pastrojnë këpucët, në të ardhmen ne të bëhemi politikës Maqedone,” deklaroi Thaçi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kallezim penal per dy persona tek te cilet u gjeten arme dhe municione 68b2b7d893c38
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal për dy persona tek të cilët u gjetën armë dhe municione

photo output 23
Lajmi i radhës

Nexhmedin Memedi Neçko del në përkrahje të kandidaturës së Izet Mexhitit (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë