mendimi per motin neser diell e vranesira kalimtare 68f91eb44701f

Mendimi për motin: Nesër diell e vranësira kalimtare

October 22, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 22.10.2025

Mëngjesin e ditës së enjte përgjatë luginave të lumenjëve vendit pritet të formohen shtresa mjegulle apo vransira të ulëta, që më pas duke shkuar nga mesdita shpërndahet. Ditën do të ketë më shpesh intervale me diell, edhepse zhvillohen vransira lokale, por nuk priten të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-8m/s.

Reshje shiu kalojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, në pjesë të vendit. Ndërkohë që gjatë ditë frynë erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 18m/s. Ditën e shtunë fillimisht do të ketë më shumë intervale me diell, derisa më vonë vransirat fillojnë të shtohen. Reshje të dobëta shiu paraqiten në pjesë të vendit ditën e diel. Temperaturat zbresin në 15C e 16C. Reshje më të vazhdueshme shiu parashihen ditën e hënë, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 13C e 14C. Minimalet të shtunën zbresin deri në 4C, nën kushte kthjellimesh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nigeri 39 te vdekur dhe 60 te plagosur nga shperthimi i nje cisterne nafte 68f91dc45e0c1
Lajmi i mëparshëm

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

revista franceze artikull per festen e princit leka me blerta celibashin fejesa ne parajse 68f91fd23e9a8
Lajmi i radhës

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

Të fundit nga

ShkoLartë