mendimi per motin kryesisht me vranesira te enjten nga e premta me shume diell 688a60d9a3ab8

Mendimi për motin: Kryesisht me vranësira të enjten, nga e premta më shumë diell

July 30, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 30.07.2025

Vransira më të shumta që përshkojnë vendin ditën e enjtë, orëve të mëngjesit mund të shoqërohen me riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të shkurtër, kryesisht pjesëve jugore e lindore. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite më vonë riga lokale shiu paraqiten pjesëve veriore.

Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 24C e 27C. Frynë ende erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.

Ditëve të para të gushtit po parashihet mot më stabil, kryesisht me diell, dhe më i nxehtë, me temperatura që deri në fundjavë arrinë në 32C e 34C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Erëra veriore frynë të premtën, e në fundjavë perëndimore e jugperëndimore 3-10m/s. Të shtunën e të dielen, mundësi për rrebeshe shiu shfaqen kryesisht viseve malore. Nga e hëna ndryshim i situatës meteorologjike. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut, që lokalisht ka gjasa të marrin veçori të stuhive. Temperaturat pësojnë rënie deri në 27C e 24C.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

propozimi i lsm se nuk u pranua punedhenesit nuk ishin te gatshem te diskutojne per pagen minimale 688a6061a40a3
Lajmi i mëparshëm

Propozimi i LSM-së nuk u pranua, punëdhënësit nuk ishin të gatshëm të diskutojnë për pagën minimale

dua lipa ndodhet ne prishtine 688a6205b4901
Lajmi i radhës

Dua Lipa ndodhet në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë