mendi qyra ndryshimi do te vazhdoje edhe pas 2 nentorit ne do te jemi per te gjithe qytetaret 68fd794f8242c

Mendi Qyra: Ndryshimi do të vazhdojë edhe pas 2 nëntorit! Ne do të jemi për të gjithë qytetarët

October 26, 2025
1 minut lexim

Strugë, 25 tetor – Kandidati për kryetar të Strugës, Mendi Qyra tha se ndryshimi ka filluar dhe do të vazhdojë edhe pas dy nëntorit, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Qyra kërkoi mbështetje edhe nga ata që nuk e votuan në raundin e parë, që siç tha, do të jenë për të gjithë qytetarët.

“Struganët e kuptuan dhe më në fund e filluam ndryshimin, i cili ndryshim do të vazhdojë dhe pas 2 nëntorit, ku do t’japim goditjen e fundit kësaj garniture 20 vjeçare, e cila ishte e bërë një fushatë jo të barabartë. Por megjithatë, qytetarët e Veleshtës sidomos, e treguan dhe dëshmuan se dinë të vlerësojnë cila anë është më e mirë. U rreshtua në pjesë nga anët e popullit dhe populli na mbështeti. Dhe tani bëjmë ftesë që edhe ato që nuk na kanë votuar të vinë dhe të na votojnë, të vinë me ne, se ne do të jemi për të gjithë. Projektet do të bëhen për të gjithë”, tha Qyra.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fisnik mela cdo takim me qytetaret na jep force per te vazhduar rrugen e ndryshimit 68fd7234c8e61
Lajmi i mëparshëm

Fisnik Mela: Çdo takim me qytetarët na jep forcë për të vazhduar rrugën e ndryshimit

trumpit nuk i del inati me kanadane rritje te tarifave edhe me 10 68fd7eb30ca95
Lajmi i radhës

Trumpit nuk i del “inati” me Kanadanë: Rritje të tarifave edhe me 10%

Të fundit nga

ShkoLartë