mendi qyra ndertimet pa leje duhet te nderpriten njehere e pergjithmone 68f299961e8bc

Mendi Qyra: Ndërtimet pa leje duhet të ndërpriten njëherë e përgjithmonë

October 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”, u shpreh se ndërtimet pa leje janë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet komuna dhe që do të jenë prioritet në agjendën e tij.

“Ndërtimet pa leje duhet të ndërpriten njëherë e përgjithmonë. Ka një numër të madh të objekteve pa leje, të cilat kanë aplikuar për legalizim. Ka mijëra kërkesa që për fat të keq nuk janë proceduar apo realizuar,” theksoi Qyra.

Ai njoftoi se, në rast se zgjidhet kryetar komune, do të formohen grupe të veçanta pune që do të merren me procesin e legalizimeve, duke u bazuar në parametrat ligjorë dhe urbanistikë.

“Një ndër hapat kryesorë me ardhjen time do të jetë krijimi i grupeve të veçanta që do të punojnë për legalizimin e objekteve që përputhen me normat ligjore. Ato që nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk janë në vendin e duhur do të trajtohen në mënyrë të veçantë, për të gjetur zgjidhje të drejtë dhe në përputhje me ligjin,” shtoi ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje nga sendet me te ndotura ne shtepi mund ta dezinfektoni derrasen e prerjes me limon dhe kripe 68f288515d0e5
Lajmi i mëparshëm

Një nga sendet më të ndotura në shtëpi, mund ta dezinfektoni dërrasën e prerjes me limon dhe kripë

ndertimet pa leje dhe koncesioni thumane kashar shehaj kerkon interpelance me ramen dhe ballukun 68f29af4a9b7a
Lajmi i radhës

Ndërtimet pa leje dhe koncesioni Thumanë-Kashar, Shehaj kërkon interpelancë me Ramën dhe Ballukun

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë