mendi qyra kandidat i pavarur per strugen jep doreheqje nga drejtimi i odes ekonomike 686bf760766b5

Mendi Qyra: Kandidat i pavarur për Strugën – jep dorëheqje nga drejtimi i Odës Ekonomike

July 7, 2025
1 minut lexim

Të nderuar anëtarë, partnerë, media dhe opinion i gjërë,

Me shpalljen e intencës time për të qenë kandidat i pavarur për kryetar komune në Strugë, lindën dhe mu adresuan shumë pyetje nga kureshtja dhe interesimi i të gjithë atyre që ndjekin punën time, e sidomos angazhimin tim në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Sipas nenit 20 të Statutit të OEMVP-së, çdo person i strukturave të Odës që përfshihet në politikë me kandidaturë, nuk mund të mbajë njëkohësisht pozita udhëheqëse brenda Odës, edhe pse kandidimi im vjen nga mbështetja e sektorit privat si kandidat i pavarur.
Duke qenë se kam vendosur të ndërmarr një hap të tillë në jetën time publike, dhe duke pasur parasysh se pavarësia, integriteti dhe funksionimi i pandikuar i OEMVP-së janë shumë të rëndësishme, Ju njoftoj se ditëve në vijim do deponoj dorëheqjen time si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore tek anëtarët e Këshillit Drejtues në koordinim me këshillin drejtues dhe me konsultë në Statutin e OEMVP-së, si akt juridik më i lartë në këtë institucion.
E ndjej si obligim moral dhe profesional që ky hap të ndërmerret pavarësisht faktit që procesi i zgjedhjeve lokale ende nuk është zyrtarizuar.
Transparenca, besueshmëria dhe neutraliteti i Odës, si institucion apolitik nuk duhet të vihet asnjëherë në pikëpyetje, pavarësisht ambicieve apo zhvillimeve individuale.
Ky vendim nuk nënkupton shkëputje nga vlerat apo nga komuniteti i biznesit që më ka dhënë besimin, por është një dëshmi e sinqeritetit tim në raport me misionin e përbashkët që kemi ndërtuar. Unë do të mbetem gjithmonë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe mbështetës i fortë i OEMVP-së dhe i komunitetit të biznesit.

Me respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin që kemi ndërtuar së bashku,

Mendi Qyra

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende ne fshatin oder pese persona te lenduar nje ne gjendje te rende 686bf543caa15
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në fshatin Odër – pesë persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

kabinat do i marre shteti rama ministria e drejtesise po pergatit denoncimin e skandalit gjeli 686c05e7277fc
Lajmi i radhës

“Kabinat do i marrë shteti”/ Rama: Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli”

Të fundit nga

ShkoLartë