memli krasniqi te dielen votoni per mitrovicen qe punon qe bashkon qe fiton 68ea65f0d6532

Memli Krasniqi: Të dielën votoni – për Mitrovicën që punon, që bashkon, që fiton

October 11, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Mitrovicë në përmbyllje të fushatës zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Krasniqi, në një tubim plot entuziazëm, në mesin e përkrahësve të PDK-së, ka thënë se ma mirë për Mitrovicën është me Arian Tahirin, pasardhësin e Bedri Hamzës.

“Para së gjithash, dua ta përshëndes më respektin më të thellë mikun tonë, kryetarin që ia ktheu dinjitetin dhe përfaqësimin Mitrovicës, Bedri Hamzën. Si çdo mentor i mirë, që gëzohet kur nxënësi i tij ec përpara, Bedriu më shumë se secili prej nesh ka arsye që të jetë krenar, sepse në Arian Tahirin, ai ka rritur dhe ka përgatitur pasardhësin e tij. Një lider të ri që e njeh qytetin, që i do njerëzit dhe që di të punojë për ta. Të dielën, votoni për PDK-në, votoni për numrin 191, votoni për Mitrovicën që punon, që bashkon, që fiton”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka falënderuar qytetarët dhe përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme.

“Për neve Mitrovica është ndjenjë, është emocion, është dashuri, është amanet dhe është entuziazëm dhe përkushtim i përditshëm në secilën ditë”, tha Tahiri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elefanti sulmon makinen pas aksidentit nderron jete deputeti ne afrike 68ea65051257f
Lajmi i mëparshëm

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

pas kerkeses se sias per tu divorcuar ish bashkeshorti i kengetares kerkon 250 mije dollare ne muaj mbeshtetje bashkeshortore 68ea6712316bd
Lajmi i radhës

Pas kërkesës së Sias për t’u divorcuar , ish-bashkëshorti i këngëtares kërkon 250 mijë dollarë në muaj mbështetje bashkëshortore

Të fundit nga

ShkoLartë