memli krasniqi kerkon voten e qytetareve per kandidatet e pdk se ne zgjedhjet e neserme 690f8041048a3

​Memli Krasniqi kërkon votën e qytetarëve për kandidatët e PDK-së në zgjedhjet e nesërme

November 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi një ditë para balotazhit ka thënë se qytetarët të dielën më 9 nëntor duhet të votojnë për fitoren e kandidatëve të kësaj partie, pasi vetëm kështu do të mund të arrijë ndryshimi i shumëpritur për qytetet dhe Kosovën.

“Nesër është dita jonë. Dita e PDK-së. Dita kur çdo qytetar, me votën e tij, do të përcaktojë fitoren tonë – si fitore për qytetin e tij. Sepse vetëm 24 orë na ndajnë: nga Prizreni që punon, nga Mitrovica që beson, nga Vushtrria që ec përpara, nga Kaçaniku që nuk thyhet, nga Klina e Dragashi që nuk dorëzohen.

Nesër votojmë për Shaqën, Arianin, Feritin, Sabedinin, Sokolin dhe Shabanin, për njerëzit që e dëshmojnë çdo ditë se lidershipi është shërbim, jo privilegj.

Këto 24 orë janë gjithçka që kemi. Dhe çdo votë është një hap më afër fitores. Sepse kur t’i mbledhim të gjitha bashkë, do ta bëjmë dallimin dhe ndryshimin që kemi nevojë për katër vitet e ardhshme. Së bashku. Ma mirë për qytetet tona. Ma mirë për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PDK në raundin e dytë do të kërkojë fitore në gjashtë komuna.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stiven shpendi vazhdon te prese nje ftese nga trajneri i kombetares shqiptare 690f803439761
Lajmi i mëparshëm

Stiven Shpendi vazhdon të presë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare

aksident ne shkoder makina perplaset me motorin plagoset 19 vjecari 690f80e39dcec
Lajmi i radhës

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë