meloni konfirmon edhe nje here italia nuk do dergoje trupa ne ukraine 68b9cfd3d2acf

Meloni konfirmon edhe një herë: Italia nuk do dërgojë trupa në Ukrainë

September 4, 2025
1 minut lexim

Roma zyrtare ka përsëritur sot se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht angazhimit të saj në mbështetjen ndaj Kievit.

Deklarata vjen pas samitit të zhvilluar nga e ashtuquajtura “Aleanca e të Gatshmëve”, një grup kryesisht vendesh evropiane që mbështesin Ukrainën dhe ofrojnë garanci sigurie.

Gjatë samitit, ku mori pjesë në mënyrë virtuale, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënvizoi se “Italia nuk është e gatshme të dërgojë trupa në territorin ukrainas”, sipas një njoftimi zyrtar të qeverisë italiane.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Italia mund të ofrojë mbështetje për një armëpushim të mundshëm, përmes iniciativave monitoruese dhe trajnimeve, por jashtë kufijve të Ukrainës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veturat elektrike nuk do te jene opsioni i vetem ne bashkimin evropian 68b9cf8f2f501
Lajmi i mëparshëm

Veturat elektrike nuk do të jenë opsioni i vetëm në Bashkimin Evropian

parada ushtarake ne pekin nje paralajmerim per perendimin ja 11 armet e teknologjise se fundit qe kina i zbuloi botes 68b9d1864d024
Lajmi i radhës

Parada ushtarake në Pekin një paralajmërim për Perëndimin, ja 11 armët e teknologjisë së fundit që Kina i zbuloi botës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë