melania trump terheq vemendjen ne okb me nje paraqitje elegante dhe moderne 6ab3a23da23d8

Melania Trump tërheq vëmendjen në OKB me një paraqitje elegante dhe moderne

September 23, 2026
1 minut lexim

Melania Trump tërhoqi vëmendje me stilin e saj gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku shoqëroi bashkëshortin e saj, presidentin amerikan Donald Trump.

Për këtë rast, Zonja e Parë amerikane zgjodhi një kostum të zi me pantallona nga Dolce & Gabbana, të cilin e kombinoi me një këmishë klasike të bardhë nga Givenchy.

Detaji që i dha një karakter të veçantë veshjes ishte kravata e stilit Ascot, duke krijuar një pamje elegante dhe moderne.

Image

Melania Trump

Veshja e saj ishte në harmoni edhe me atë të Donald Trump, i cili u shfaq me kostum të kaltër të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe.

Melania Trump ka treguar edhe më herët preferencën e saj për krijimet e Dolce & Gabbanas në raste zyrtare.

Image

Melania Trump

Ajo ka zgjedhur kostume të kësaj marke edhe për të dy portretet e saj zyrtare gjatë periudhës së qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, vizita e çiftit Trump në New York është pjesë e një agjende më të gjerë zyrtare.

Image

Melania Trump

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq dhe sheshel bashke ne zgjedhjet parlamentare 6ab3a17f1e3a9
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq dhe Sheshel bashkë në zgjedhjet parlamentare

kontrolle te intensifikuara per mosrespektimin e rregullave te perparesise se kalimit 6ab3a4e27314b
Lajmi i radhës

Kontrolle të intensifikuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit

Të fundit nga

Vuçiq dhe Sheshel bashkë në zgjedhjet parlamentare

“Fyerje për viktimat e Vojisllav Sheshelit”. Me këto fjalë, Marko Millosavleviq, nga organizata joqeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), e vlerëson listën e përbashkët parazgjedhore të Partisë
ShkoLartë