mela dibra meriton kushte me te mira investime dhe vizion te qarte per te ardhmen 69027ff5f2190

Mela: Dibra meriton kushte më të mira, investime dhe vizion të qartë për të ardhmen

October 29, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka njoftuar se sot së bashku me përfaqësues qeveritar kanë lëshuar në përdorim fushën sportive një invesm i rëndëishëm nga Ministria e Sportit.
“Sot, së bashku me Ministrin e Sportit, z. Borko Ristovski, Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani si dhe Zv. Ministren e Sportit znj. Safije Sadiki-Shaini dhe këshilltarët, realizuam hapjen solemne të fushës së re sportive – një projekt i rëndësishëm, investim nga Ministria e Sportit.
Ky investim nuk është vetëm një infrastrukturë e re. Është mundësi për të rinjtë tanë, është hapësirë për zhvillim, për sport, për shëndet, dhe për një jetë më cilësore në qytetin tonë.
Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla. Qyteti ynë meriton kushte më të mira, investime më të mëdha dhe vizion të qartë për të ardhmen. Kjo është rruga jonë, dhe këtu nuk ndalemi. Puna sapo ka filluar.
Një zë, për Dibrën, rretho 7”, ka shkruar Mela.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

23019 1
Lajmi i mëparshëm

Sejfullahu: Rritja e çmimit për marrjen e patent shoferit, investim në cilësi, siguri dhe teknologji moderne!

muhamed murtezi takim miqesor me delegacionin turk per forcimin e bashkepunimit nderkombetar 690287100da0a
Lajmi i radhës

Muhamed Murtezi: Takim miqësor me delegacionin turk për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë