Gazetari Gëzim Mekuli ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se shqiptarët “ndëshkuan keqpërdorimin e simboleve kombëtare”.
Ai theksoi se “nuk mund të fitosh besimin e popullit duke luajtur me ndjenjat që zgjon shqiponja kuqezi apo emri i UÇK-së, ndërkohë që në praktikë dëmton shqiptarët”.
Mekuli shtoi se qytetarët tashmë dallojnë midis ndjenjës kombëtare dhe manipulimit politik, duke kritikuar edhe aleancat me “miqtë e Vuçiqit”, që sipas tij tregojnë shumë për karakterin e politikanëve.
Postimi i potë:
Keqpërdorimi i simboleve kombëtare u ndëshkua qartë edhe këtë herë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Nuk mund të fitosh besimin e popullit duke luajtur me ndjenjat që zgjon shqiponja kuqezi, identiteti shqiptar apo emri i UÇK-së, ndërkohë që në praktikë dëmton, varfëron dhe shkatërron çdo gjë që ka në thelb shqiptarinë dhe shqiptarët.
Shqiptarët kanë treguar se dinë të dallojnë midis ndjenjës së shenjtë kombëtare dhe manipulimit politik me të.
Ata nuk e japin më votën për ata që përdorin flamurin sall për fasadë, por për ata që punojnë vërtetë për dinjitet, komb, zhvillim dhe barazi.
Aleanca me dRamen, mikun e Vuçiqit, tregon shumë; e populli nuk flenë gjumë.
Burimi: botasot.info


