mehmeti osmani favoritja per presidente keta jane edhe dy kandidatet tjere 695e9b54a348e

Mehmeti: Osmani favoritja për presidente, këta janë edhe dy kandidatët tjerë

January 7, 2026
1 minut lexim

Analisti politik Faton Mehmeti vlerëson se në skenën politike aktuale po qarkullojnë tre emra si kandidatë potencialë për postin e presidentit të Kosovës: Vjosa Osmani, Murat Jashari dhe Bedri Hamza.

Sipas Mehmetit, ekziston një dakordësi e heshtur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes aktuale që Osmani të propozohet për një mandat të dytë, pa ndonjë marrëveshje paraprake me partitë opozitare.

“Sipas burimeve, ka një dakordësi mes Albinit dhe Vjosës që të propozohet presidentja aktuale pa marrëveshje me opozitën,” thotë Mehmeti.

Ai shton se kjo qasje mbështetet në bindjen se çdo dështim eventual në procesin e zgjedhjes së presidentit do t’i faturohej opozitës, gjë që, sipas tij, do ta detyronte atë të marrë pjesë në seancë.

“Nga frika se përgjegjësia për bllokadë do t’u mbetet atyre, opozita pritet të jetë e pranishme në seancë, çka është e mjaftueshme që presidenti ose presidentja të zgjidhet në raundin e tretë me 61 vota, të cilat Kurti tashmë i ka,” thekson Mehmeti.

Në këtë kontekst, analisti sqaron se Murat Jashari mbetet një opsion vetëm në rrethana të caktuara politike.

“Jashari mund të propozohet vetëm nëse Kurti nuk e mbështet Vjosa Osmanin dhe nëse nuk ka koalicion me PDK-në,” shprehet ai.

Ndërkohë, sipas Mehmetit, emri i Bedri Hamzës lidhet drejtpërdrejt me një marrëveshje të mundshme koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Hamza mund të zgjidhet president në rast të një marrëveshjeje VV–PDK dhe, sipas disa burimeve, ai është edhe i pranueshëm për faktorët ndërkombëtarë, me arsyetimin se PDK-ja mund të shtyjë përpara arritjen e marrëveshjes Kosovë–Serbi,” përfundon Mehmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shembje shkembinjsh e dherash bllokojne aksin burrel rreshen qarkullimi i mjeteve kalon ne nje sens 695e9b07701b6
Lajmi i mëparshëm

Shembje shkëmbinjsh e dherash bllokojnë aksin Burrel-Rrëshen, qarkullimi i mjeteve kalon në një sens

shba sekuestron anijen cisterne te lidhur me rusine reagon ashper moska personeli ushtarak hyri ne bord 695e9b570b95d
Lajmi i radhës

SHBA sekuestron anijen cisternë të lidhur me Rusinë, reagon ashpër Moska: Personeli ushtarak hyri në bord

Të fundit nga

ShkoLartë