mehani akuzon qeverisjen ne skenderaj per abuzim me pronat komunale e fton lushtakun ne ballafaqim 68d5be7245cff

Mehani akuzon qeverisjen në Skenderaj për “abuzim me pronat komunale”, e fton Lushtakun në ballafaqim

September 26, 2025
1 minut lexim

Hysni Mehani, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Skenderajt, ka akuzuar qeverisjen komunale për abuzim me prona komunale.

Madje ai ka thënë se pyetja shtrohet edhe “se a ka mbetur ndonjë pronë pa uzurpuar”.

Mehani në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se rasti i pronës së tregut në këtë komunë shpërfaq më së miri nivelin e abuzimit me pronat komunale.

Ai ka thënë se për këto është i gatshëm të ballafaqohet me kandidatin e PDK-së, Sami Lushtakun.

“E ftoj me u ballafaquar z. Lushtakun le ta zgjedh televizionin dhe gazetarin. Kur po themi për pronat që janë uzurpua, shtrohet pyetja edhe sa kanë mbetur pa uzurpuar, duke përfshirë edhe këtë të tregut në vlerë 2 milionë euro. Është rasti më eklatant që e shpërfaq nivelin e abuzimit me pronat komunale në Skenderaj. Rastin e kam dërguar në Prokurorinë Speciale dhe është e habitshme që ende nuk më ka ftuar. Prona komunale ku të jepet duhet mi shërbyer interesit publik jo disa individëve që dihen me emër e mbiemër”, ka thënë Mehani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti i polonise trump po ia le evropes luften ne ukraine 68d5bd8c25d96
Lajmi i mëparshëm

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

komunikimi i tepert ne marredhenie zakoni toksik qe duket i shendetshem 68d5bf953ec83
Lajmi i radhës

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë