mehaj uron turqine ne 102 vjetorin e dites shteterore nje aleate e palekundur e kosoves 69034e62b33d1

Mehaj uron Turqinë në 102-vjetorin e Ditës Shtetërore: Një aleate e palëkundur e Kosovës

October 30, 2025
1 minut lexim

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e 102-vjetorit të Ditës Shtetërore, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.

Në urimin e tij, Mehaj i ka përcjellë “ndjenjat më të sinqerta të respektit dhe miqësisë” presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe popullit turk, duke theksuar se Turqia ka qenë gjithmonë një aleate e qëndrueshme e Kosovës, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai ka përmendur bashkëpunimin strategjik me Turqinë për furnizimin me dronët Bayraktar dhe sistemet raketore OMTAS, si dhe ndihmën e ndërsjellë në momente sfiduese, përfshirë reagimin e Kosovës pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Republika e Turqisë ka qenë dhe mbetet një nga shtetet më të rëndësishme mike të Kosovës, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Ushtris sonë. Uroj që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të thellohen edhe më tej, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ushtarak”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai më tej ka shkruar se “Dëshmi e miqësisë sonë të sinqertë dhe bashkëpunimit strategjik. Turqia ka qenë përherë pranë nesh, qoftë me dronët Bayraktar kur pak kush me ka besua se do i arrim, apo me sistemet OMTAS, të cilat i kemi pas blerë nga Turqia në kohë kur kam pasur nevojë të siguroj kufirin e vendit dhe kur nga aleatët e tjerë kemi pasur vonesa për furnizim me armatim”.

Sipas tij, në kohën kur Turqia u godit nga tërmeti shkatërrues, “Ne, Kosova reagoi menjëherë, duke dërguar njësi të specializuara për kërkim-shpëtim te paret ne Europe. ashtu siç i takon një aleati të vërtetë që i del në ndihmë aleatit të tij”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lista e gjate e lojtareve te demtuar te milani 69034e56bf08d
Lajmi i mëparshëm

Lista e gjatë e lojtarëve të dëmtuar te Milani

goditi me grusht policin e rrugores arrestohet 39 vjecari ne lezhe 69034f0437235
Lajmi i radhës

Goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Të fundit nga

ShkoLartë