meghan trainor nene per here te trete 6971509288291

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

January 22, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate.

Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë.

“Vajza jonë Mikey Moon Trainor më në fund erdhi në jetë falë nënës sonë surrogate të jashtëzakonshme. Jemi pafundësisht mirënjohës ndaj gjithë doktorëve, infermierëve dhe ekipeve që e bënë këtë ëndërr të mundur.

Gjatë këtij rrugëtimi kemi pasur pafund biseda me doktorët tanë dhe kjo ishte mënyra më e sigurt që ne të mund të zgjeronim familjen tonë. Jemi tërësisht të dashuruar me këtë vajzë. Riley dhe Barry ishin kaq të emocionuar, ata madje zgjodhën emrin e saj të mesëm. Tani do të shijojmë kohën tonë familjare. Ju duam të gjithëve,” shkruan këngëtarja krah fotove ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e dy djemtë e tjerë krah së bijës.

Ajo dhe aktori, Daryl Sabara, u martuan në 2018-ën dhe gjithmonë kanë shprehur hapur dëshirën për të pasur një familje të madhe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngjarjet e dates 22 janar 69714f6ec5252
Lajmi i mëparshëm

Ngjarjet e datës 22 janar

interi kerkon nje zevendesues per sommerin 69716394a23df
Lajmi i radhës

Interi kërkon një zëvendësues për Sommerin

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë