medvedev nese be ja e cmendur vjedh asetet ruse do te shpertheje lufta 6931960275e71

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta

December 4, 2025
1 minut lexim

Kremlini ka kërcënuar hapur Bashkimin Evropian të enjten, pasi Brukseli zbuloi planin e tij më ambicioz financiar që nga fillimi i luftës, një propozim për të përdorur pothuajse 90 miliardë euro asete të ngrira ruse për të financuar Ukrainën.



Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se një veprim i tillë do të ishte një provokim i drejtpërdrejtë dhe arsye e mjaftueshme për luftë me BE-në.

Nëse të çmendurit e Bashkimit Evropian ende përpiqen të vjedhin asetet ruse të ngrira në Belgjikë nën maskën e një lloj ‘kredie për dëmshpërblime’, Rusia mund ta konsiderojë këtë hap si një casus belli (arsye për luftë), me të gjitha pasojat për Brukselin dhe anëtarët individualë të BE-së”, tha ai në një deklaratë.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Komisioni Europian njoftoi një propozim që do të shihte BE-në të mbulonte dy të tretat e nevojave financiare të Ukrainës, gati 90 miliardë euro, deri në vitin 2027 përmes një modeli huadhënieje kundrejt aseteve të ngrira ruse ose konfiskimit të tyre të plotë.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për mbështetje të qëndrueshme për të vazhduar financimin e ushtrisë dhe funksioneve themelore shtetërore.

Ne propozojmë të mbulojmë dy të tretat e nevojave financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme. Kjo është 90 miliardë euro. Dhe meqenëse presioni është e vetmja gjuhë që Kremlini e kupton, ne mund ta rrisim atë edhe më shumë“, nënvizoi ajo.

Sipas Brukselit, propozimi do ta bënte praktikisht të pamundur rikuperimin e më shumë se 190 miliardë euro të aseteve shtetërore dhe private ruse që janë ngrirë në bankat dhe shtëpitë e kliringut evropian që nga viti 2022, një masë e paprecedentë dhe goditja më e drejtpërdrejtë ndaj kapitalit rus deri më tani.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ervin bushati takon 4 ish ambasadoret amerikane qe sherbyen nder vite ne shqiperi 693194d2a6020
Lajmi i mëparshëm

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

halil thaci betohet si kryetar i obiliqit premton qeverisje transparente 693196f562079
Lajmi i radhës

Halil ​Thaçi betohet si kryetar i Obiliqit, premton qeverisje transparente

Të fundit nga

Gazeta Bota sot ju uron Vitin e Ri 2026!

Ndërsa hyjmë në një vit të ri, duam t’ju falënderojmë nga zemra që na zgjodhët për t’u informuar dhe për të qëndruar pranë nesh edhe gjatë këtij viti që lamë pas –
ShkoLartë