mediumi amerikan zbuloi detaje nga telefonata mes trumpit zelenskyt dhe lidereve evropiane 68a08b4631a72

Mediumi amerikan zbuloi detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

August 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të takimit me homologun rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në të cilën morën pjesë edhe një numër i madh liderësh evropianë.

Përveç dy presidentëve, në bisedë morën pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki.

Nga pala amerikane, krahas Trumpit, në bisedë morën pjesë emisari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio.

Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari i mediumit amerikan, Axios, Barak Ravid, thirrja telefonike mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë “nuk ishte e lehtë.”

Trump u përcolli bashkëbiseduesve mesazhin e Putinit, duke thënë se ai “nuk dëshiron një armëpushim, por një marrëveshje gjithëpërfshirëse për përfundimin e luftës”.

Gjithnjë sipas Ravidit, Trump u pajtua me homologun rus, duke thënë se “një marrëveshje e shpejtë paqeje është më e mirë se një armëpushim”.

Ndryshe, Trump pritet ta takojë gjatë ditës së hënë liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje realitet i ri me nje president te ri amerikanet jane ne prag te heqjes se adblue 68a08ad3776e8
Lajmi i mëparshëm

Një realitet i ri me një president të ri – amerikanët janë në prag të heqjes së ADBlue!

analiza e deutsche welle samiti i alaskes 10 per putinin 68a08ce9374b6
Lajmi i radhës

Analiza e Deutsche Welle/ Samiti i Alaskës, 1:0 për Putinin

Të fundit nga

ShkoLartë