media spanjolle zbulon arsyet pse shqiperia po behet destinacioni me i lakmuar i evropes 6a3797f03b39d

​Media spanjolle zbulon arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës

June 21, 2026
min lexim

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në mediet ndërkombëtare, si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të Evropës për vitin 2026.

Në një artikull kushtuar vendeve që duhen vizituar këtë verë, media spanjolle “Noticias del Vino”, e përshkruan vendin si “parajsën e fundit të përballueshme” të kontinentit, duke vlerësuar jo vetëm rivierën me ujërat kristalore, por edhe qytetet historike, Alpet Shqiptare, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen – që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.

Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Evropës: Destinacioni që po “shpërthen” këtë verë dhe nuk ofron vetëm plazhe!

Shqipëria është shndërruar në një fenomen viral në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, falë një arsyeje të thjeshtë: është një nga destinacionet e rralla mesdhetare, ku mund të shijoni një vakt pranë detit pa shpenzuar shumë.

Megjithatë, vendi ofron më shumë sesa pamjet idilike të videove 15-sekondëshe.

Përtej plazheve të famshme, në Shqipëri gjenden qytete historike, natyrë e egër, trashëgimi kulturore e pasur dhe peizazhe, që rivalizojnë destinacionet më të njohura evropiane.

Nga Riviera Shqiptare te Alpet e Veriut, këto janë vendet që nuk duhen humbur:

Riviera Shqiptare, “Karaibet” e Mesdheut që nuk kanë nevojë për filtra

Kur flitet për Shqipërinë, shumica e turistëve e kthejnë menjëherë vëmendjen te jugu i vendit.

Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora deri në Ksamil, është zona më e frekuentuar dhe një nga arsyet kryesore pse Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ksamili konsiderohet xhevahiri i rivierës, falë ujërave kristalore dhe ishujve të vegjël që mund të arrihen edhe me not.

Por gjatë muajit gusht, fluksi i turistëve është aq i madh sa plazhet mbushen tej mase.

Për ata që kërkojnë një atmosferë më autentike dhe më të qetë, Dhërmiu mbetet një alternativë ideale.

Me ujëra po aq të kaltër dhe një ambient më pak të populluar, ai ofron një përvojë më relaksuese larg turmave.

Trekëndëshi historik: Berati, Gjirokastra dhe Butrinti

Shqipëria nuk është vetëm nje destinacion plazhi. Për adhuruesit e historisë dhe kulturës, tre ndalesa janë të domosdoshme: Berati, Gjirokastradhe Butrinti.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shtëpitë e bardha me arkitekturë osmane ngjiten përgjatë kodrës deri te kalaja, e cila vazhdon të jetë e banuar edhe sot.

Pak orë më larg ndodhet Gjirokastra, e njohur si “qyteti i gurtë”, vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Rrugët karakteristike me kalldrëm mund të jenë sfiduese për t’u përshkuar, por pamjet panoramike mbi luginën e Drinos janë mbresëlënëse.

Ndërkohë, Butrinti është një nga thesaret më të rëndësishme arkeologjike të vendit.

Në këtë park ndërthuren gjurmë të qytetërimeve greke, romake dhe bizantine, të rrethuara nga një lagunë natyrore që i jep zonës një atmosferë të veçantë.

Alpet Shqiptare, sekreti më i ruajtur i veriut

Një gabim që bëjnë shumë turistë është anashkalimi i veriut të Shqipërisë.

Për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, itinerari nga Thethi në Valbonë konsiderohet ndër më spektakolarët në Ballkan.

Shtegu kalon mes majave të thepisura që shpesh krahasohen me peizazhet alpine të Zvicrës.

Vizitorët kanë mundësinë të qëndrojnë në kullat tradicionale prej guri, ku mikpritja shqiptare shoqërohet me kafe turke dhe raki të përgatitur në shtëpi.

Për të mbërritur në këtë zonë, shumica e turistëve, kalojnë përmes Liqenit të Komanit me traget.

Udhëtimi konsiderohet nga më të bukurit në Evropë, falë shkëmbinjve të lartë që zhyten në ujërat smerald të liqenit.

Tirana, kryeqyteti shumëngjyrësh që të surprizon

Asnjë guidë për Shqipërinë nuk mund të jetë e plotë pa Tiranën, kryeqytetin dinamik të vendit.

Pas rënies së komunizmit, shumë prej ndërtesave gri të periudhës socialiste u transformuan me ngjyra të ndezura, duke i dhënë qytetit identitetin e tij karakteristik.

Një nga atraksionet më interesante është Bunk’Art, një bunker i madh antiatomik i shndërruar në muze historie dhe arti, ku vizitorët mund të kuptojnë më mirë dekadat e izolimit që përjetoi vendi.

Për jetën e natës dhe gastronominë, zona e Bllokut, mbetet destinacioni kryesor.

Dikur e rezervuar për elitën komuniste, sot ajo është zemra moderne e qytetit, e mbushur me restorante, bare dhe ambiente argëtimi.

Një këshillë për turistët është të provojnë byrekun tradicional në furrat dhe kioskat lokale, një nga ushqimet më të dashura të shqiptarëve.

Syri i Kaltër dhe mrekullitë natyrore të jugut

Në jug të vendit ndodhet një nga fenomenet natyrore më të famshme të Shqipërisë: Syri i Kaltër.

Burimi magjeps vizitorët me ngjyrën e tij të pazakontë, ku në qendër të tij, shfaqet në blu të thellë, ndërsa skajet marrin nuanca bruzi.

Deri më sot nuk dihet me saktësi thellësia e tij, pasi zhytësit kanë zbritur mbi 50 metra pa arritur fundin.

Megjithëse zhytja është e ndaluar për shkak të temperaturës shumë të ulët të ujit, shpesh ka vizitorë që sfidojnë të ftohtin dhe hidhen nga platforma prej druri.

Pranë tij ndodhen edhe Banjat e Benjës, pishina natyrore me ujë sulfuror të vendosura pranë një ure osmane të shekullit XVII, të konsideruara nga shumë vizitorë si një nga “spa-të” natyrore më mbresëlënëse në Evropë.

A është e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?

Stereotipet e viteve ’90 nuk përputhen më me realitetin e sotëm.

Një nga elementët që lë më shumë përshtypje te vizitorët është mikpritja shqiptare, e lidhur ngushtë me konceptin tradicional të “Besës”, që e konsideron mysafirin si pjesë të familjes.

Shqipëria renditet ndër vendet më të sigurta për turistët, qoftë për udhëtime individuale apo në grup.

Për shumë vizitorë, “rreziku” më i madh është që të mos duan të largohen më ose të mësohen me çmimet e ulëta të kafesë dhe shërbimeve.

Megjithatë, vendi po ndryshon me ritme të shpejta.

Investimet turistike dhe ndërtimi i hoteleve luksoze po transformojnë shumë zona bregdetare.

Pikërisht për këtë arsye, shumë turistë, besojnë se tani është koha ideale për të zbuluar Shqipërinë autentike, përpara se ajo të humbasë statusin e “sekretit të fshehur” të Mesdheut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vonesa tejkalime kostosh dhe dobesi ne menaxhimin e kontratave ne md 6a379774576a5
Lajmi i mëparshëm

​Vonesa, tejkalime kostosh dhe dobësi në menaxhimin e kontratave në MD

media britanike kryeministri starmer behet gati te jape doreheqjen ja kush pritet te jete pasardhesi 6a37988b88a98
Lajmi i radhës

Media britanike: Kryeministri Starmer bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush pritet të jetë pasardhësi

Të fundit nga

Merz dhe bota: Konflikte, afërsi dhe aleanca të reja

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik Keir Starmer janë disa nga partnerët më të afërt të politikës së jashtme tëkancelarit gjerman Friedrich

Tragjedi në Durrës, mbytet një 11-vjeçar

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim
ShkoLartë