me vrisni sulmi me thike ne stacionin hekurudhor doncaster londer publikohet momenti i arrestimit te autorit te dyshuar 6907b47381e32

“Më vrisni!”- Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor Doncaster-Londër, publikohet momenti i arrestimit të autorit të dyshuar

November 2, 2025
1 minut lexim

Një video e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur policia britanike arreston të dyshuarin për sulmin me thikë në trenin që udhëtonte nga Doncaster, në veri të Anglisë, drejt Londrës.

Pamjet, të filmuara me telefon nga një dëshmitar okular pranë hyrjes së stacionit të Huntingtonit, tregojnë pesë oficerë policie teksa e rrëzojnë në tokë një burrë, i cili dëgjohet duke bërtitur “Më vrisni, më vrisni”.

Policët shihen duke përdorur një armë elektrike (taser) për ta neutralizuar dhe i bërtasin “na jep duart”, ndërsa përpiqen t’i vendosin prangat.

Dhjetë persona u plagosën me thikë të shtunën (1 nëntor) në trenin që u ndal në stacionin e Huntingtonit, rreth 120 kilometra në veri të Londrës. Dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike në spital.

Policia britanike arrestoi dy burra, një 32-vjeçar me ngjyrë, shtetas britanik, dhe një 35-vjeçar britanik me origjinë nga Karaibet, por vetëm njëri prej tyre konsiderohet aktualisht si i dyshuar kryesor.

Dëshmitarë okularë thanë për gazetën The Times se panë një burrë të armatosur me një thikë të madhe, ndërsa pasagjerët u strehuan në tualetet e trenit. Një tjetër dëshmitar tregoi se kishte parë një burrë të mbuluar me gjak që vraponte nëpër vagon duke bërtitur “kanë thikë”.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale, shihen forca të armatosura policie duke hyrë në tren. Një dëshmitar për Sky News deklaroi se një burrë që mbante thikë u neutralizua nga një polic me taser.

Policia britanike njoftoi sot se sulmi me thikë në trenin që udhëtonte nga Doncaster drejt Londrës nuk po trajtohet si akt terrorist, ndërsa dy britanikë janë arrestuar nën akuzën e tentativës për vrasje.

Ngjarjen e cilësoi “jashtëzakonisht shqetësuese” kryeministri britanik, Keir Starmer. “Mendimet e mia janë me të prekurit dhe falënderoj shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë,” shkroi ai në një mesazh në platformën X.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krijohet mjeti i adn se per te parashikuar moshen dhe origjinen e njerezve 6907b430a30ee
Lajmi i mëparshëm

Krijohet mjeti i ADN-së për të parashikuar moshën dhe origjinën e njerëzve

le te shohe bota te keqen e vertete erika kirk kerkon kamerat e gjyqit te vrasesit se bashkeshortit se saj charlie kirk 6907b625748ba
Lajmi i radhës

“Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk

Të fundit nga

ShkoLartë