me vlen dije dhe dinjitet me bdi hajni dhe hipokrizi 6879fe74e0bec

Me VLEN dije dhe dinjitet, me BDI hajni dhe hipokrizi!

July 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 korrik – Për 20 vite me radhë, rinia shqiptare ka qenë e fundit në listën e prioriteteve të pushtetit të kaluar. PARTIA E LISTAVE TË ZEZA (BDI) nuk kishte kurrë një agjendë të vërtetë për arsimin, për të rinjtë apo për të ardhmen. Më keq se kaq, pasurimi në kurriz të qytetarëve u shndërrua në metodë qeverisjeje, ndërsa gjeneratat e reja linin vendin në kërkim të mundësive që këtu nuk ekzistonin. Por sot, ky realitet po ndryshon me hapa konkretë dhe vizion të qartë.

Grupi parlamentar i VLEN-it ka votuar pro miratimit të Ligjit për ndarjen e vauçerëve në vlerë prej 250 eurosh për të gjithë studentët e rregullt dhe ata me korrespondencë në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim do të mundësojë blerjen e pajisjeve teknologjike si laptopë, kompjuterë, tabletë apo mjete të tjera ndihmëse që do të lehtësojnë dhe modernizojnë procesin mësimor për mijëra studentë në mbarë vendin.
Kjo nuk është një lëmoshë, është një politikë e drejtë dhe investim i zgjuar për të ardhmen.

Për VLEN-in, rinia, arsimi dhe dija nuk janë dekor electoral, janë themelet mbi të cilat ndërtohet një shtet funksional, modern dhe europian.
Studentët tanë nuk janë vetëm e tashmja e universiteteve tona, janë e ardhmja e kombit dhe e shtetit. Dhe për këtë arsye, çdo mbështetje që u jepet atyre është një mbështetje për shoqërinë në tërësi.

VLEN do të vazhdojë me përkushtim të mbrojë interesin e rinisë, të fuqizojë barazinë në arsim dhe të sjellë teknologjinë në çdo skaj të vendit.
Sepse arsimi nuk duhet të jetë privilegj i të fortëve apo i të lidhurve me parti por e drejtë për çdo të ri e të re në këtë vend.
Ky është dallimi mes VLEN-it që punon për të ardhmen, dhe BDI-së që e shkatërroi të tashmen.

Kjo është rruga jonë.
Ky është vizioni ynë.
Kjo është VLEN!

Messenger creation 4EE412D3 ABBC 4F1D 919D 01367FF20BB7 696x870 1

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

robert fico i sllovakise heq veton bashkimi evropian gjen dakordesine per sanksionet e reja kunder rusise 6879fb694f86d
Lajmi i mëparshëm

Robert Fico i Sllovakisë heq veton, Bashkimi Evropian gjen dakordësinë për sanksionet e reja kundër Rusisë

u kap duke u perqafuar me kolegen e tij ne koncertin e coldplay reagon per here te pare biznesmeni i kerkoj falje 687a03614b154
Lajmi i radhës

U kap duke u përqafuar me kolegen e tij në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë biznesmeni: I kërkoj falje…

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë