me shume se gjysma e europianeve jane kunder anetaresimit te ukraines ne be dhe nato 692e40d0e100f

Më shumë se gjysma e europianëve janë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO

December 2, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 1 dhjetor – Më pak se gjysma e të anketuarve në Poloni, Francë, Gjermani dhe Itali do ta mbështesnin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe në NATO, edhe nëse do të arrihej një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës, tregojnë rezultatet e sondazhit mujor të agjencisë YouGov.

Sipas anketës, anëtarësimin e Ukrainës në BE e mbështesin 42% e polakëve, ndërsa 45% do ta donin si pjesë të NATO-s. Përqindje të ngjashme janë regjistruar edhe në Francë, Gjermani dhe Itali. Mbështetje dukshëm më e lartë është vërejtur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 69% mbështesin pranimin e Ukrainës në BE dhe 66% në NATO. Në Spanjë, mbështetja arrin 70% për BE-në dhe 62% për NATO-n.

Në përgjithësi, europianët e mbështesin vazhdimin e ndihmës financiare për Ukrainën, me britanikët dhe spanjollët që tregohen më të gatshëm – me 68% mbështetje.

Italia rezulton vendi më i përçarë për këtë çështje: 43% e mbështesin ndihmën financiare, ndërsa 40% janë kundër.

Rezultatet nuk tregojnë se si qëndron disponimi për vendet e Ballkanit Perendimor.

Sondazhi është zhvilluar nga 7 deri më 27 nëntor.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

12 ore ne kosh pleherash rrefimi prekes i nailirit per veshtiresite ne jete flet edhe per kohen ne burg 692e303211929
Lajmi i mëparshëm

12 orë në kosh plehërash, rrëfimi prekës i Nailirit për vështirësitë në jetë – flet edhe për kohën në burg

horoskopi ditor e marte 2 dhjetor 2025 692e84951e008
Lajmi i radhës

Horoskopi ditor, e martë 2 dhjetor 2025

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë