me shantazhoi dhe kreu marredhenie seksuale me dhune arrestohet efektivi i policise ne diber pas denoncimit te se rese 692b4c8348784

“Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë”, arrestohet efektivi i policisë në Dibër pas denoncimit të së resë

November 29, 2025
1 minut lexim

Punonjës i policisë së Dibrës është denoncuar nga një vajzë, e cila pretendon se ky i fundit e ka kërcënuar duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Inspektori i policisë, me iniciale J. U., akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në 17 nëntor, teksa hetimi ka nisur edhe për shtetasen me iniciale M. U., dhe personin me iniciale A. K..

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal“, thuhet në njoftim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani viziton dragashin sharri ka tradite e bukuri te jashtezakonshme 692b4be080a85
Lajmi i mëparshëm

Osmani viziton Dragashin: Sharri ka traditë e bukuri të jashtëzakonshme

te pakten 153 te vdekur dhe qindra te zhdukur pas ciklonit ditwah 692b4cf492827
Lajmi i radhës

Të paktën 153 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas ciklonit “Ditwah”

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë