me pak aksidente me shume gjoba ne rajonin e ferizajt 692e9f935c2a4

Më pak aksidente, më shumë gjoba në rajonin e Ferizajt

December 2, 2025
1 minut lexim

Gjatë nëntorit në rajonin e Ferizajt—që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit—janë raportuar gjithsej 141 aksidente trafiku. Nga këto, 59 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ku janë regjistruar 83 të lënduar, ndërsa 82 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur ishin raportuar gjithsej 153 aksidente, prej tyre 1 me fatalitet me 1 person të vdekur, 60 aksidente me lëndime me 92 persona të lënduar, dhe 92 aksidente me dëme materiale, rezulton se numri i përgjithshëm i aksidenteve këtë vit ka shënuar një zbritje prej -7,80%.

Përveç aksidenteve, Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren. Gjatë nëntorit 2025, policia ka shqiptuar 6.340 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, si dhe ka vendosur 140 masa mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda. Këto të dhëna paraqesin një rritje prej +25.2% të numrit të gjobave në krahasim me nëntorin e vitit 2024, kur ishin shqiptuar gjithsej 5.063 gjoba.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me angazhime të shtuara, kontrolle të intensifikuara dhe aktivitete parandaluese, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e numrit të aksidenteve në rrugët e rajonit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot takimi me putin dhe te derguarin te posacem te trump per planin e paqes ne ukraine optimizem te pala amerikane zelensky dhe europianet te shqetesuar 692e9a6a6ad15
Lajmi i mëparshëm

Sot takimi me Putin dhe të dërguarin të posaçëm të Trump për planin e paqes në Ukrainë, optimizëm te pala amerikane, Zelensky dhe europianët të shqetësuar

pas perplasjes se bujshme beniada dhe aulona perballen per here te pare ne perputhen 692ea0b476f7f
Lajmi i radhës

Pas përplasjes së bujshme, Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë në Për’puthen

Të fundit nga

ShkoLartë