me nderime u varros veterani i uck se lumni lushaj ne gjonaj te hasit 691f5a35c7385

Me nderime u varros veterani i UÇK-së, Lumni Lushaj, në Gjonaj të Hasit

November 20, 2025
1 minut lexim

Në fshatin Gjonaj të Hasit, iu dha lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj, i cili humbi jetën të martën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Para ceremonisë së varrimit, në shtëpinë e kulturës “Reshat Çoçaj” u mbajtën homazhe para trupit të pajetë të veteranit, si dhe një akademi komemorative ku morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se Lumni Lushaj ishte një person me energji të jashtëzakonshme/ Sipas tij, komuniteti ka humbur një njeri të çmuar.

Ndërkaq, kryetari i degës së OVL-UÇK-së, Isa Berisha, ka thënë se me vdekjen e Lushajt është humbur një humanist dhe njeri me vlera të larta kombëtare.

Bashkëveprimtari Ferhat Shala ka folur për kontributin e tij në periudha të ndryshme, duke e përshkruar Lushajn si bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Mes emocioneve të forta, vajza e të ndjerit, Diellza, si dhe vëllai Shaqa, falënderuan të pranishmit për nderimin dhe përkrahjen, duke e kujtuar të ndjerin si njeri humanist dhe mbi të gjitha si familjar shembullor.

Pas akademisë komemorative, u mbajt ceremonia e varrimit. Trupi i pajetë i Lushajt u bart nga ushtarët e FSK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sondazh i fox news trump po i ben me shume dem se dobi ekonomise 691f5943c6768
Lajmi i mëparshëm

Sondazh i Fox News: Trump po i bën më shumë dëm se dobi ekonomisë

kevin spacey pranon se nuk para e as shtepi 691f5b527ed5b
Lajmi i radhës

Kevin Spacey pranon se “nuk para e as shtëpi”

Të fundit nga

ShkoLartë