me mungon zeri perqafimi yt elijona kujton motren dhe nenen ne pervjetorin e tyre 6a64dc9b604a1

‘Më mungon zëri, përqafimi yt’, Elijona kujton motrën dhe nënën në përvjetorin e tyre

July 25, 2026
1 minut lexim

Bëhen pesë vite nga aksidenti i rëndë tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, Elijona ka bërë një dedikim mjaft prekës në rrjetet sociale për të kujtuar nënën dhe motrën e saj, Lindën, të cilat u ndanë nga jeta në atë ditë të zezë të 25 korrikut 2021.

Elijona, e cila ishte vetëm 14 vjeçe kur përjetoi humbjen e madhe, ka shprehur dhimbjen e pashërueshme dhe mungesën e tyre të përhershme. Ajo vuri në dukje se sot ka arritur moshën 19-vjeçare — të njëjtën moshë që kishte motra e saj, Linda, kur iu ndërpre jeta në mes së bashku me të gjitha ëndrrat e saj.

“Isha vetëm 14 vjeçe kur ju humba. Sot jam 19 vjeçe… po aq sa ishe ti Linda, kur jeta jote u ndërpre. Sot e kuptoj edhe më shumë sa e re ishe. Ti kishe vetëm 19 vjeçe, me aq shumë ëndrra, plane dhe momente që ende nuk i kishe jetuar”, ka shkruar ajo me zemër të thyer.

Përmes rreshtave plot dashuri e mall, Elijona është shprehur se forca për të mos u dorëzuar dhe për të ecur përpara vjen pikërisht nga kujtimi i tyre. Ajo theksoi se çdo sukses dhe sakrificë në jetë ua kushton atyre, me shpresën se po i bën krenare nga qielli.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, përveç nënës dhe motrës, Elijona ka kujtuar edhe tetë viktimat e tjera që humbën jetën në atë tragjedi, duke u dërguar lutje dhe mbështetje familjeve të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia bresheri sulmesh me raketa ne ukraine 15 persona te vrare mbi 100 te tjere te plagosur 6a64dbd2209fc
Lajmi i mëparshëm

Rusia breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë, 15 persona të vrarë, mbi 100 të tjerë të plagosur

leshka pa uje te pijshem ne vere institucionet problemi zgjat prej vitesh 6a64e09434b31
Lajmi i radhës

Leshka pa ujë të pijshëm në verë! Institucionet: Problemi zgjat prej vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë