me mire sot se neser rrustem mustafa rikthen idene e bashkepunimit pdk vv 6af6c5d4b1a7a

“Më mirë sot se nesër”: Rrustem Mustafa rikthen idenë e bashkëpunimit PDK–VV

November 13, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar një marrëveshje të tillë si “koalicion për shtet”.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e së enjtes, Mustafa tha se tri palë zgjedhje brenda gjashtëmbëdhjetë muajve, bllokadat institucionale dhe përplasjet e vazhdueshme politike kanë marrë kohë dhe energji që duhej t’i kushtoheshin zhvillimit të vendit. “Më mirë sot se nesër”, tha ai.

Sipas Mustafës, institucionet sot janë funksionale, por sfidat nuk kanë përfunduar. Ai shtroi pyetjen nëse dallimet partiake duhet ta pengojnë bashkëpunimin për interesat e Republikës.

“E di se ka kundërshtime”

Mustafa pranoi se propozimi i tij has në kundërshtime. Ai përmendi ata që vlerësojnë se një koalicion i tillë do t’ia zgjaste mandatin politik kryeministrit Albin Kurti dhe se ky i fundit duhet të përballet me sfidën e zgjedhjeve. Mustafa tha se e respekton edhe këtë qëndrim.

Sipas tij, çdo marrëveshje duhet të ketë objektiva të qarta, përgjegjësi dhe rezultate të matshme. Ai kërkoi që të diskutohet nëse ekzistojnë interesa madhore për të cilat dy partitë mund të marrin përgjegjësi së bashku.

Ide e hershme e Mustafës

Nuk është hera e parë që Mustafa e ngre këtë propozim. Në shtator ai kishte publikuar një platformë për “Koalicion për Normalitet” mes LVV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë, dhe kishte thënë se ishte takuar me Kurtin për ta diskutuar atë.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur PDK-ja drejtohet nga ushtruesja e detyrës, Vlora Çitaku, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës. Ajo vjen edhe në ditët kur PDK-ja dhe Vetëvendosja kanë zhvilluar bisedime për mënyrën e trajtimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili pritet të votohet sot në Kuvend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arlinda ankohet te akili ne bbvk 5 po me ngacmojne per pelqimin qe kam ndaj nores 6af6561130644
Lajmi i mëparshëm

Arlinda ankohet te Akili në BBVK 5: Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës

manjani ja pse rama nuk ka folur per veliajn 6af6c5fd38632
Lajmi i radhës

Manjani: Ja pse Rama nuk ka folur për Veliajn

Të fundit nga

Manjani: Ja pse Rama nuk ka folur për Veliajn

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se përplasja dhe armiqësia mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë publike vetëm nga ky i fundit.
ShkoLartë