me la shtatzene dhe me pas u zhduk influencerja braziliane ngre akuza te forta per yllin e holandes 6904fd53e5a4f

​“Më la shtatzënë dhe më pas u zhduk”, influencerja braziliane ngre akuza të forta për yllin e Holandës

October 31, 2025
1 minut lexim

Ish-ylli i Manchester United, Memphis Depay, është përfshirë në një skandal të bujshëm në Brazil, pas akuzave se ka braktisur një influencere që pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, Lary Simoes, një influencere e njohur e rrjeteve sociale me mbi 42 mijë ndjekës në “Instagram”, ka deklaruar se lojtari 31-vjeçar i Corinthians e ka injoruar plotësisht pasi i ka treguar se është shtatzënë.

Sipas gazetares Fabia Oliveira, e cila raportoi e para lajmin, Depay dhe Lary janë njohur në muajin shkurt gjatë një feste ditëlindjeje dhe kanë nisur të frekuentohen që prej asaj kohe. Burime pranë influencers thanë se “Memphis nuk reagoi mirë kur mori vesh lajmin e shtatzënisë dhe është distancuar menjëherë prej saj, pa dhënë asnjë përgjigje ndaj mesazheve apo pyetjeve”.

Lary ka konfirmuar gjithashtu për median braziliane: “Është e vërtetë, ai po injoron gjithçka. Deri tani asnjë avokat apo përfaqësues i tij nuk ka kontaktuar me mua për asnjë sqarim.”

Gazetarja publikoi disa foto ku shihet Depay në shtëpinë e tij në Sao Paulo së bashku me influenceren, si dhe një imazh të testit të shtatzënisë që ajo thuhet se i ka dërguar lojtarit. Një tjetër foto e publikuar e tregon Laryn me fanellën e Corinthians, të nënshkruar nga vetë Depay.

Futbollisti holandez ende nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, por dje postoi një mesazh enigmatik në rrjetet sociale, pa dhënë shpjegime mbi ngjarjen.

Muajin e kaluar, Depay ishte në qendër të vëmendjes edhe për një tjetër incident, pasi humbi ndeshjet me kombëtaren holandeze për shkak se i ishte vjedhur pasaporta në Brazil, duke u bashkuar me ekipin disa ditë me vonesë, transmeton TCh.

Pas transferimit te Corinthians, Depay pritej të kishte një fillim të ri në karrierën e tij, por ngjarja e fundit ka rikthyer në qendër të mediave një tjetër episod të bujshëm jashtë fushës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

7 ore ne gjykaten kushtetuese perfundon seanca veliaj niset drejt paraburgimit 6904fa3494f80
Lajmi i mëparshëm

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

bilall kasami nga tetova e ardhmja e qytetareve te maqedonise eshte vlen 69050e930a493
Lajmi i radhës

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë