IMG 6945

Me kërkesë të Butelit, Qeveria miratoi mjete për kyçjen e Lubotenit dhe Lubancës në rrjetin e ujësjellësit të Shkupit

July 15, 2025
1 minut lexim

Pas dekadash pritjeje, fshatrat Luboten dhe Lubancë do të furnizohen me ujë të pijshëm nga rrjeti i qytetit të Shkupit.

Në një “Ditë Historike për Komunën e Butelit”, kryetari i komunës, Darko Kostovski, shpalli lajmin e madh se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka siguruar mbi 110 milionë denarë për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për këto dy fshatra!

Ky projekt kapital, i shumëpritur nga banorët lokal, është fryt i bashkëpunimit të ngushtë mes komunës së Butelit dhe institucioneve qendrore, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski.

Komuna e Butelit ka investuar paraprakisht mbi 4 milionë denarë për dokumentacionin teknik, duke dëshmuar seriozitet dhe përkushtim maksimal ndaj këtij projekti që sjell dinjitet, higjienë dhe jetë më të mirë për qindra familje.

“Kjo nuk është vetëm një tubacion, është drejtësi për njerëzit që për shumë vite mbetën në harresë!”, ka shkruar Kryetari Kostovski.

Punimet pritet të nisin së shpejti, ndërsa ky projekt shihet si një nga arritjet më të mëdha infrastrukturore në historinë e komunës së Butelit!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kostovski dite historike per fshatin luboten qeveria siguroi mjetet per ujesjellesin video 6876a4a01745e
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Ditë historike për fshatin Luboten, qeveria siguroi mjetet për ujësjellësin (VIDEO)

vazhdo vazhdo largohu shpejt cfare pa kusheriri i renis dobres naten e rrembimit te 23 vjecarit detaje tronditese nga dosja hetimore 6876ae00d0289
Lajmi i radhës

“Vazhdo, vazhdo, largohu shpejt” Çfarë pa kushëriri i Renis Dobrës natën e rrëmbimit të 23-vjeçarit? Detaje tronditëse nga dosja hetimore

Të fundit nga

ShkoLartë