me ke shkruan me shume ne whatsapp valbona mhilli flet troc jozin e kam 68932bd1ae7bf

Me kë shkruan më shumë në “WhatsApp”? Valbona Mhilli flet troç: Jozin e kam…

August 6, 2025
1 minut lexim

“Në përgjithësi kam komunikim dhe marrëdhënie me pjesën më të madhe të banorëve të shtëpisë së Big Brother”

Në një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Krajën, Valbona Mhilli ka zbuluar çfarë raporti ka ajo me ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Moderatorja e njohur u shpreh se ka komunikim dhe marrëdhënie të mira me pjesën më të madhe të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo nuk përmendi emra, por vetëm veçoi Joz Markun, pasi e ka patur mik që para se të bëheshin pjesë e reality show-t.

Çfarë ka ndodhur me të pas BBV? Valbona Mhilli zbulon kur do e shohim në ekran: Grida Duma është…

Pjesë nga intervista:

Nuk po të pyes për Laertin, po ke ruajtur ndonjë miqësi nga “Big Brother”? Me kë bëhesh më shumë?

Patjetër, në përgjithësi kam komunikim dhe marrëdhënie me pjesën më të madhe të banorëve të shtëpisë së “Big Brother”. Nuk mund të anashkaloj pa përmendur atë mik që kisha jashtë por që e kisha edhe brenda, Jozi.

Gjithmonë do të ngelë Jozi një mik shumë i mirë?

Po. Jozi është mik para se të futesha në shtëpinë e “Big Brother”, por edhe jashtë shtëpisë. Vazhdojmë të ruajmë një miqësi shumë të mirë bashkë.

Me Jozin shkruan më shpesh në “WhatsApp”? Më kë shkruan më shpesh? Më kë del më shpesh për drekë, për darkë?

Janë të shumtë banorë të shtëpisë së BB, jo vetëm me Jozin. Edhe me vajzat, me disa nga ato. Por edhe me disa nga djemtë ruaj marrëdhënie shumë të mira.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne tetove ndalohet nje shofer nga zvicra voziti 155 km h ne zone 80 68932a6952f8e
Lajmi i mëparshëm

Në Tetovë ndalohet një shofer nga Zvicra, voziti 155 km/h në zonë 80

gjendet trupi i pajete i nje 42 vjecari ne kavadar prokuroria dyshohet per vrasje 6893300b73d95
Lajmi i radhës

Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në Kavadar, Prokuroria: Dyshohet për vrasje

Të fundit nga

ShkoLartë