me fresket te merkuren dhe posacerisht te enjten temperaturat do te bien prej 8 deri 10 grade 686bd25a2bff9

Më freskët të mërkurën dhe posaçërisht të enjten, temperaturat do të bien prej 8 deri 10 gradë

July 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 korrik – Për shkak të depërtimit të masës më të freskët ajrore nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, të mërkurën, e posaçërisht të enjten do të ketë rënie të dukshme të temperaturave ditore, prej 8 deri 10 gradë.

Siç kumtoi DPHM, kryesisht në pjesët veriore të vendit, të mërkurën do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut, ndërsa të premten dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

“Në ditët e fundjavës do të mbisundojë moti me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje”, parashsikon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nesër vazhdon vala e të nxehtot – do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të destabilitetit me reshje të shskurta të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (mbi 60 km në orë).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21, ndërsa makssimalja do të arrijë prej 33 deri 41 gradë.

Në Shkup temperatura do të jetë prej 18 deri 41 gradë. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të luginës përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

windows 11 ta me ne fund kalon windows 10 en per nga popullariteti 686bd0ed8bce2
Lajmi i mëparshëm

Windows 11-ta më në fund kalon Windows 10-ën për nga popullariteti

rikthehet ideja qe kuvendi i maqedonise se veriut te kete policine ose sigurimin e vecante 686bd59ebe355
Lajmi i radhës

​Rikthehet ideja që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të ketë policinë ose sigurimin e veçantë

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë