me dy carje ne zemer e nje ne stomak mjeket e durresit shpetojne te miturin 6926ecbda6acc

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

November 26, 2025
1 minut lexim

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ku një i mitur u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar. Në reagimin e spitalit të Durrësit thuhet se 15-vjeçari mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike me dy çarje në zemër dhe një në stomak.



I mituri u fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik, duke e cilësuar këtë një rast suksesi në spitalin e Durrësit.

Sipas bluzave të bardha pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Reagimi i Spitalit Durrës

Rast suksesi në Spitalin Rajonal Durrës

Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Ekip i fortë. Vendimmarrje e shpejtë. Jetë e shpëtuar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump reagon pas bisedes se publikuar mes te derguarit te tij dhe zyrtarit rus witkoff po bente gjene e duhur te shiste planin e paqes te moska dhe kievi 6926e9a9cc343
Lajmi i mëparshëm

Trump reagon pas bisedës së publikuar mes të dërguarit të tij dhe zyrtarit rus: Witkoff po bënte gjënë e duhur, të ‘shiste’ planin e paqes te Moska dhe Kievi

ushtaret e kforit dhe policia e kosoves dhurojne gjak nisma synon te mbeshtese institucionet shendetesore 6926eed66f14b
Lajmi i radhës

Ushtarët e KFOR’it dhe Policia e Kosovës dhurojnë gjak: Nisma synon të mbështesë institucionet shëndetësore

Të fundit nga

Napoli – Roma, formacionet

Napoli – Roma, formacionet! Napoli-Roma është supersfida e mbrëmjes një Serinë A. Skuadra e udhëhequr nga Konte ndodhet në vendin e 3-të me 49 pikë ndërsa ekipi i Gasperinit pozicionohet në vendin
ShkoLartë