me corape ne koke dhe cante ne krahe policia e shkodres publikon pamjet nga arrestimi i ragip giles 68bff66355931

Me çorape në kokë dhe çantë në krahë, policia e Shkodrës publikon pamjet nga arrestimi i Ragip Gilës

September 9, 2025
1 minut lexim

Këto janë pamjet e arrestimit të djeshëm të Ragip Gilës, 28-vjeçari që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur. 

Sikurse duket në pamje, ai u kap gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, teksa në kokë mbante një çorape dhe në krahë një çantë të madhe.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Policia njoftoi sot zyrtarisht se janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Ditën e djeshme Gila hyri në mes të një lokali në zemër të Shkodrës dhe qëlloi me automatik, duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën, e duke plagosur shënjestrën Erogen Vason dhe një kamariere të pafajshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia arreston nje person ne merdare nen dyshimin per krime lufte ne podujeve 68bff5c0e9991
Lajmi i mëparshëm

Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

izraeli kerkojme ti japim fund luftes ne gaza bazuar ne propozimin e presidentit trump 68bff6d3add32
Lajmi i radhës

Izraeli: Kërkojmë t’i japim fund luftës në Gaza bazuar në propozimin e presidentit Trump

Të fundit nga

ShkoLartë