me ceremoni shteterore kosova sot nderon nexhat dacin ish kryetarin e kuvendit dhe akademikun e shquar 6957772223433

Me ceremoni shtetërore, Kosova sot nderon Nexhat Dacin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe akademikun e shquar

January 2, 2026
1 minut lexim

Në shenjë respekti për trashëgiminë e tij akademike, politike dhe institucionale, sot, në Kuvendin e Kosovës do të organizohen ceremonitë mortore për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili të enjten në mëngjes ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

Fillimisht bëhen homazhet nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa më pas do të mbahet akademia përkujtimore në orën 12:00 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 13:40, me nderime shtetërore, në varrezat e qytetit, në lagjen Arbëria.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte atmosferike te paqendrueshme parashikimi i motit per kete te premte 695776c3ef881
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të premte

dinamika e tragjedise me 47 te vdekur cfare ndodhi ne crans montana shperthimi i zjarrit ne nje bodrum dhe nje dere e vetme per te dale 695778e5c1116
Lajmi i radhës

Dinamika e tragjedisë me 47 të vdekur/ Çfarë ndodhi në Crans-Montana? Shpërthimi i zjarrit në një bodrum dhe një derë e vetme për të dalë

Të fundit nga

ShkoLartë