me ben pershtypje arroganca e saj brace nxjerr sms dhe denconcon anuela ristanin kam qe ne shkurt qe i them per nje emergjence mjedisore ajo me kerkon 68cde93585755

“Më bën përshtypje arroganca e saj”, Braçe nxjerr sms dhe denconcon Anuela Ristanin: Kam që në shkurt që i them për një emergjencë mjedisore, ajo më kërkon…

September 20, 2025
1 minut lexim

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar për neglizhencë kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Braçe tregon një mesazh që thotë se i ka ardhur nga Ristani, ku kjo e fundit i sugjeron të adresojë një tjetër problematike dhe i jep kontaktin e një tjetër nënkryetari të Bashkisë.

Braçe thekson se në zyrën e Ristanin ka adresuar që prej muajit shkurt një masakër mjedisore, por është injoruar.

Denoncimi i Braçes:

T’ju tregoj një gjë, që të kuptoni me kë keni të bëni dhe me kë kam të bëj në punën e përditshme këtu në Tiranë.

Kjo është Anuela Ristani, nënkryetrja a bashkisë ose kryetarja e bashkisë në detyrë. Më shkruan mua dhe më thotë që të adresosh saktë videon e radhës. Dhe më çon kontaktin e një nënkryetare tjetër bashkie, a thua se ne punojmë për Anuelën. Më ka shkruar dje në 19:07, ndërkohë që i kam folur publikisht dikur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe jo për hallin tim personal. I kam folur për një emergjencë mjedisore që zgjat prej muajsh mu në mes të Selitës, pesë hapa larg nga qendra shëndetësore, tre hapa larg nga posta dhe gjashtë hapa larg kopshtit. Koshat e plehrave që ka vendosur mu në mes, ku dje ishte lënë dhe një qenush i ngordhur apo i vrarë. Ajo që më bën përshtypje është arroganca e këtij njeriu, bën ironi me një gjë që ia kam paraqitur si shqetësim që në shkurt në zyrën e saj, ia kam përsëritur javë për javë. Dhe kujt ia bën, atyre njerëzve atje në Selitë, mua po ashtu, që të bëj fushatë të mbledh vota që Anuela të jetë prapë në pushtet. Me këtë kam të bëj dhe me këtë kemi të bëjmë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i kuvendit afrim gashi ikja e personaliteteve si baleta krijojne zbrazeti intelektuale dhe dhimbje te madhe 68cddabb66b42
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi: Ikja e personaliteteve si Baleta, krijojnë zbrazëti intelektuale dhe dhimbje të madhe

llapi nenshkruan me binjaket ademi 68cde9936c354
Lajmi i radhës

Llapi nënshkruan me binjakët Ademi

Të fundit nga

ShkoLartë