me armen plot fisheke me vete arrestohet 31 vjecari ne tirane 6abbc25053dba

Me armën plot fishekë me vete, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

September 29, 2026
1 minut lexim

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë të mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Operacioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe është koduar “Shadow”, pas administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative për një person që lëvizte me armë zjarri.

Policia ndërhyri menjëherë në rrugën “Ndre Mjeda”, ku bëri të mundur ndalimin e 31-vjeçarit me inicialet D. S., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehrin dhe 14 fishekë. Sipas Policisë, arma mbahej nga 31-vjeçari pa lejen përkatëse.

Në përfundim të operacionit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komandanti i fsk se priti ne takim udheheqesit e forcave speciale te shqiperise dhe kroacise 6abbc1d516172
Lajmi i mëparshëm

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

dy ish ministra hungareze arrestohen nen dyshimet per korrupsion dhe keqperdorim te miliona eurove 6abbc2b84c7c9
Lajmi i radhës

Dy ish-ministra hungarezë arrestohen nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të miliona eurove

Të fundit nga

ShkoLartë