me 412 grade japonia regjistron temperaturen me te larte te ajrit 688a982104462

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

July 31, 2025
1 minut lexim

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 41,1 gradësh që ishte regjistruar pesë vjet më parë si më e larta në historinë e vendit.



Sipas gazetës “Japan Times”, i nxehti ekstrem po vazhdon në shumë qytete të Japonisë.

Temperatura prej 41,2 gradësh e regjistruar në Tanba u shënua si më e larta ndonjëherë në historinë e Japonisë, duke kaluar nivelin rekord prej 41,1 gradësh të arritur në vitet 2018 dhe 2020.

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur se mbi pesë mijë persona janë paraqitur në spitale në gjithë vendin javën e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta.

Zyrtarët paralajmëruan se vala e të nxehtit mund të zgjasë për disa ditë dhe u bënë thirrje qytetarëve të marrin masa kundër goditjes nga dielli.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

korrupsioni pengese per anetaresim ne be ja si pergjigjet rama 688a96f4dc5d6
Lajmi i mëparshëm

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

permbyllet procedura parlamentare gashi dekretoi ligjin per shkollat fetare per rregullimin e statusit te medresese isa beu ne shkup 688a989d65bcc
Lajmi i radhës

Përmbyllet procedura parlamentare, Gashi dekretoi ligjin për shkollat fetare për rregullimin e statusit të medresesë “Isa Beu” në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë