me 20 dhe 24 tetor nga ora 1000 deri ne 1500 qielli i maqedonise do te jete plotesisht i mbyllur pa aterime dhe pa fluturime 68e6d790baff5

Më 20 dhe 24 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:00, qielli i Maqedonisë do të jetë plotësisht i mbyllur – pa aterime dhe pa fluturime

October 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 tetor – Maçedonia po përgatitet për një kaos ajror të pa precedent – kontrollorët e fluturimeve kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme që do të paralizojë të gjithë trafikun ajror në vend. Më 20 dhe 24 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:00, qielli i Maqedonisë do të jetë plotësisht i mbyllur – pa nisje fluturimesh, pa aterime dhe pa fluturime mbi territor.

Arsyeja nuk është një defekt teknik, por pakënaqësia e punonjësve në M-NAV, të cilët përmes sindikatës së tyre profesionale thonë: „Mjaft me punësime partiake dhe premtime boshe!“ Kontrollorët kërkojnë menjëherë ndalimin e ndikimeve politike në ndërmarrje, leje për punësime të reja dhe një analizë të pavarur për nevojat reale të sistemit.

„Bëhet fjalë për siguri, jo për politikë“, thonë nga sindikata, duke paralajmëruar se situata është në prag të kolapsit. Kjo është tashmë përpjekja e dytë për grevë – e para, e caktuar në korrik, u shty për shkak të negociatave të premtuara, të cilat sipas tyre, mbetën vetëm në letër.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje, kontrollorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë çdo të hënë dhe të enjte – derisa kërkesat e tyre të përmbushen. Përndryshe, vendi mund të mbetet plotësisht pa trafikun ajror, dhe udhëtarët dhe kompanitë ajrore tashmë paralajmërojnë për humbje të mëdha dhe fluturime të bllokuara në të gjithë rajonin.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fisnik mela kemi program ekonomik qe do ta ngadalesoje emigrimin e te rinjve ne diber 68e6d0ef8cb45
Lajmi i mëparshëm

Fisnik Mela: Kemi program ekonomik që do ta ngadalësojë emigrimin e të rinjve në Dibër

vizite ne klubin e sambos mexhiti sporti ka nevoje per mbeshtetje te vertete 68e6d831e400f
Lajmi i radhës

Vizitë në klubin e Sambos/ Mexhiti: Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë