me 2 miliarde euro hua borxhi publik arrin 64 7 keshilli fiskal me kredine britanike do te rritet borxhi publik 6866c4896d3fe

Me 2 miliardë euro hua – borxhi publik arrin 64.7%! Këshilli Fiskal: Me kredinë britanike do të rritet borxhi publik

July 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 korrik – Huaja nga Mbretëria e Bashkuar do ta rrisë borxhin publik të vendit – alarmon Këshilli Fiskal. Llogaritjet janë bërë sipas dy skenarëve dhe vetëm për një hua prej 2 miliardë nga gjithsej 6 miliardët e planifikuara. Sipas skenarit të parë, nëse shteti nga viti 2027 deri më 2029 merr hua më intensivisht, borxhi do të kërcejë deri në 64.7% të BPV-së. Në këtë rast, huamarrja vjetore do të arrinte 667 milionë euro. Me skenarin e dytë, që sipas Këshillit është më i qëndrueshëm, nëse shteti huazohet në mënyrë më të moderuar nga viti 2027 deri më 2032, borxhi do të arrinte 63% të BPV-së, përkatësisht huazimi vjetor do të ishte deri 400 milionë euro.

“Këtu janë përfshirë ato informacione që kemi në dispozicion deri sot, pra ligji që u miratua në parlament, por pa të dhëna konkrete, pa kushte konkrete të huamarrjes, sepse ato nuk janë publikuar dhe nuk i kemi. Por ne bëmë supozime hipotetike, çfarë do të ndodhte nëse do të merreshin edhe dy miliardë euro të tjera hua dhe këto skenarë janë paraqitur”, tha Gligor Bishev – Këshilli Fiskal.

Nga Këshilli bëjnë apel për konsolidim fiskal. Ata nuk janë të shqetësuar për mbledhjen e të ardhurave nga taksat në arkën shtetërore. Thonë se ky aspekt po ecën mirë, me një mungesë të vogël te të ardhurat nga TVSH-ja. Por problem mbetet fakti që pjesa më e madhe e buxhetit shkon për transfere sociale.

“Dy të tretat e gjithë shpenzimeve publike janë të destinuara për fondet sociale dhe mbrojtjen sociale. Pra, nëse e marrim komponentën totale në anën e shpenzimeve të buxhetit, buxheti ynë dominohet nga komponenta sociale. Na mbetet shumë pak hapësirë për komponentën ekonomike”, u shpreh Abdulmenaf Bexheti – Këshilli Fiskal.

Ata theksojnë se janë të nevojshme reforma për rritjen e ekonomisë. Strategjia kombëtare për zhvillim tregon se pa reforma strukturore, shteti nuk do të ecë përpara – rritja mesatare e BPV-së do të jetë mes 2.5 dhe 3%. Ndërkohë që reformat do ta rrisnin rritjen ekonomike deri në 4.5%./tv21.tv/

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhimbje koke per starmer ish lideri i partise laburiste do te formoje parti te re sondazhet tregojne se mund te marre marre 10 te votave laburiste 6866c17d2a8e5
Lajmi i mëparshëm

Dhimbje koke për Starmer, ish-lideri i Partisë Laburistë do të formojë parti të re, sondazhet tregojnë se mund të marrë marrë 10% të votave laburiste

shaqiri rebalanci i buxhetit anashkalon shqiptaret dhe projektet ne vendbanimet me shumice shqiptare 6866c7d1dd781
Lajmi i radhës

Shaqiri: Rebalanci i Buxhetit anashkalon shqiptarët dhe projektet në vendbanimet me shumicë shqiptare

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë