me 191 km h ne autostraden shkup tetove ndalohet makina me targa te kosoves 68be86519ff08

Me 191 km/h në autostradën Shkup–Tetovë, ndalohet makina me targa të Kosovës

September 8, 2025
1 minut lexim

Një shofer 28-vjeçar nga Shkupi u ndalua sot në mëngjes në autostradën Shkup–Tetovë, pasi drejtonte një “Golf” me targa të Kosovës me 191 km/h, në vendin ku kufiri i lejuar ishte 100 km/h.

Rasti ndodhi më 07.09.2025, rreth orës 08:30, pranë nyjës së Grupçinit. Shoferi, i identifikuar si B.I., u arrestua nga njësia e Stacionit Policor për Siguri të Komunikacionit Rrugor Tetovë. Njoftojnë mediat nga Shkupi.

Ai është shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngritet padi sipas nenit 297a të Kodit Penal për veprën penale “drejtim i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

Policia apelon që shoferët të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të shmangur aksidentet dhe pasojat ligjore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza me origjine nga kosova shpallet miss finlanda 2025 68be751741820
Lajmi i mëparshëm

Vajza me origjinë nga Kosova shpallet “Miss Finlanda 2025”

apeli i gjkko shqyrton sot ankimimin e mases arrest me burg te ilir metes 68be87b4c5046
Lajmi i radhës

Apeli i GJKKO shqyrton sot ankimimin e masës ‘arrest me burg’ të Ilir Metës

Të fundit nga

ShkoLartë