me 12 dhe 14 gusht maturantet do te testohen per maturen shteterore ne rmv 6899c1cc22307

Më 12 dhe 14 gusht maturantët do të testohen për maturën shtetërore në RMV

August 11, 2025
1 minut lexim

Më 12 dhe 14 gusht, maturantët që nuk i kaluan provimet eksterne shtetërore të diplomimit në qershor do të kenë një mundësi të re për ta bërë këtë dhe për të marrë një diplomë të shkollës së mesme.

Të martën (12 gusht), testimi do të jetë në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, ndërsa dy ditë më vonë (14 gusht), do të zhvillohet provimi i ekstern opsional (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1.118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Nga këta, 352 do të japin provimin e gjuhës maqedonase, 225 – gjuhës shqipe, nëntë – gjuhës turke, 779 do të japin provimin e gjuhës angleze, një nxënës do të japë provimin e gjuhës frënge, dy – gjuhës gjermane, 27 – matematikës dhe një maturant është regjistruar për të dhënë provimin e estetikës.

Sipas llojit të arsimit, 265 nxënës do të japin provimin e gjimnazit, 835 – arsimit të mesëm profesional dhe 18 – arsimit të mesëm artistik. Kandidatët do t’i japin provimet në semestrin e gushtit në hapësirat e fakulteteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky kerkon vend ne tryezen e alaskes shba takimi vetem me putin 6899c153f310a
Lajmi i mëparshëm

Zelensky kërkon vend në tryezën e Alaskës, SHBA: Takimi vetëm me Putin

daut beqiri e nisi fushaten uragani i quajtur haracine fillon punen foto 6899c7a6f3dd5
Lajmi i radhës

Daut Beqiri e nisi fushatën: Uragani i quajtur Haraçinë fillon punën! (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë