Aktorja amerikane, Mckenna Grace, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën në Los Angeles të filmit “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”.
Ajo është shfaqur me një fustan të zi, të zbukuruar me detaje vezulluese dhe pupla në ngjyrë të kuqe të errët dhe të zezë në pjesën e shpatullave.
Veshja e saj rikujtoi një nga paraqitjet më ikonike të personazhit Katniss Everdeen, të interpretuar nga Jennifer Lawrence, në filmin “The Hunger Games: Catching Fire”, kur ajo merrte pjesë në festën e organizuar në rezidencën e President Snow.

Në këtë ngjarje, Mckenna Grace u shoqërua edhe nga kolegu i saj në film, aktori Joseph Zada.
Dy aktorët u pritën me entuziazëm nga fansat, për të cilët ndanë autografe dhe pozuan për fotografi gjatë premierës.

Burimi: botasot.info

